Sokol Cikalleshi do të luajë sezonin e ri në kampionatin iranian me skuadrën e Traktorit.
Ai u prezantua ditën e djeshme nga klubi ndërsa sot ata i kanë uruar mirëseardhjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi shqiptar është takuar me shokët e skuadrës si dhe ka mbajtur një fjalim para tyre:
“Atmosfera dhe energjia që gjeta këtu më bën të lumtur sepse kjo do të na çojë te rezultatet e mira”- ka thënë Cikalleshi.
View this post on Instagram
Sulmuesi ka nisur menjëherë stërvitjen në skuadrën e re dhe është gati të japë maksimumin e tij.
Kujtojmë se para Europianit, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja pas 10 vitesh rrugëtim, kjo pasi Silvinjo nuk e grumbulloi në listën e lojtarëve./ Panoramasport.al
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...