Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Cicinho, ka kujtuar se kishte zgjedhur gjigandin spanjoll përpara Manchester United 16 vjet më parë.
Edhe pse ishte afër kalimit te United nga Sao Paulo, Cicinho përfundimisht nënshkroi me Real Madrid dhe ai ka shpjeguar pse.
‘Sot bëhen 16 vjet nga ardhja ime në Real Madrid”, postoi ai në rrjetet sociale.
“Më falni, Sir Alex Ferguson, por në 2005, Roberto Carlos më thirri dhe më pyeti nëse doja të vija të luaja me të në ekipin ‘Galacticos’”.
“Pothuajse gjithçka ishte gati që unë të shkoja te Manchester United, por si mund t’i thoja ‘jo’ mundësisë për t’u bashkuar me Ronaldon, Roberto Carlos, Zidane, Figo, Beckham, Robinho, Raul, Julio Baptista, Casillas dhe Sergio Ramos”.
Ish-mbrojtësi brazilian ishte pjesë e Real Madrid vetëm për një sezon, 2006-07, ku gjatë kësaj periudhe zhvilloi 26 paraqitje dhe arriti të shënoi dy gola./Arbresh.info
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...