Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate paraprake me Real Madridin.
Reprezentuesi i Danimarkës do të mbetet pa kontratë te klubi londinez në verën e vitit 2020 dhe është i lirë për të biseduar me klubet e tjera nga janar ndërkohë që Daily Mirror pretendon se ai do të kaloj në kryeqytetin spanjoll falas, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se ‘Los Blancos’ ishin të interesuar në lojtarin verën e kaluar, por vlera prej 150 milionë i pengoi ata për të finalizuar marrëveshjen por këtë verë vlera e Eriksenit thuhet të ketë rënë më poshtë se 70 milionë euro për shkak të situatës së kontratës së tij.
Një raport nga Diario AS në qershor pretendoi se një “marrëveshje verbale” mes ish mesfushorit të Ajaxit dhe Madridit është arritur.
Por, The Mirror raporton tani se Madridi mund të përpiqet më pas për të nënshkruar edhe me trajnerin aktual të “Spursëve” – Mauricio Pochettinon./arbresh.info/
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...