Interi është i vendosur të rikthehet te trofetë pas një sezoni zhgënjyes.
Zikaltërit nuk kanë festuar që nga titulli historik me yllin e dytë dhe tani shohin përpara me ambicie, teksa për të ngritur sërish një trofe u nevojiten dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme.
Sfida e parë vjen nesër ndaj Bologna-s së drejtuar nga Vincenzo Italiano, një kundërshtar që u ka hapur shumë probleme zikaltërve në sezonet e fundit.
Megjithatë, trajneri Cristian Chivu thekson se fokusi i tij është vetëm te ndeshja e radhës.
“Çfarë do të thoshte për mua të fitoja një trofe menjëherë? Nuk ndryshon asgjë. Nuk po kërkoj reputacion. Po shijoj rritjen e ekipit tonë,” u shpreh Chivu.
“Që nga fillimi i sezonit, i premtuam vetes se do të luanim çdo ndeshje me dëshirë dhe ambicie. Meqenëse jemi këtu, edhe nëse ndoshta nuk e meritojmë, pasi nuk fituam asgjë vitin e kaluar, duam ta luajmë deri në fund”, tha Chivu.
Trajneri i Interit nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mentalitetit dhe unitetit të skuadrës.
“Ne e dimë çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar ekipe me potencial për të fituar trofe. Është kënaqësi dhe nder të stërvit këtë grup”, theksoi ai.
Sipas Chivut, pavarësisht vështirësive dhe zhgënjimeve, skuadra ka treguar karakter dhe uri për sukses.
“Ata kanë punuar shumë, janë të bashkuar dhe plot dëshirë. Si staf, kemi bërë gjithçka për të rikthyer besimin, vetëvlerësimin, pasionin dhe gëzimin për këtë lojë, e cila ndonjëherë është e mrekullueshme dhe ndonjëherë mizore”, përfundoi ai.
Interi hyn në këtë fazë vendimtare me shpresën për të kthyer buzëqeshjen dhe për t’u rikthyer aty ku e konsideron veten: te fitoret dhe trofetë./rtk
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...