Inter e pret në shtëpi nesër Kairat Almatyn në xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për shtyp ka dal trajneri Cristian Chivu, shkruan Arbresh.info.
Sigurisht që Chivu nuk mund mund t’i shmangëj dot pyetjeve në lidhje me situatën e Lautaro Martinez dhe nëse argjentinasi është kthyer në një çështje tek zikaltrit.
“Lautaro nuk është problem, ai është një shembull se si punon. Nëse sulmuesi nuk shënon, dikush tjetër do të shënojë. Ndonjëherë pesha e përgjegjësisë i turbullon mendimet. I kam kërkuar të buzëqeshë më shumë, ai e di kush është, sa punon dhe çfarë përfaqëson për ne”, tha Chivu.
Në 12 ndeshje, Lautaro ka shënuar gjashtë gola dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...