Liverpooli është njëra ndër skuadrat më aktive në merkato duke afruar si dhe shitur lojtar nga klubi.
Fillimisht nga “The Reds” u largua Trent Alexander-Arndold, Kelleher dhe Quansah, teksa sot pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht largimi i Luis Diazit, i cili ndodhet në Mynih, për t’i kryer testet mjekësore dhe nënshkruar kontratën me Bayernin, shkruan Arbresh.info.
Por këto nuk do të jenë largimet e vetme nga Liverpooli, këtë verë pasi edhe Federico Chiesa, pritet të largohet. Ende nuk dihet se ku do të transferohet lojtari, por një gjë është e sigurt se trajneri Arne Slot, i ka dhënë dritën e jeshile për largim italianit.
Chiesa iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar, por nuk gjeti hapësirat e duhura në këtë klub.
Ai luajti vetëm 14 ndeshje me këtë klub, ku shënoi dy gola dhe realizoi edhe dy asistime.
Kujtojmë se pas shitjes së Diaz e Chiesas, Liverpooli do të tentojë që ta transferoj Alexander Isakun nga Newcastle.
Deri më tani, Liverpooli ka transferuar në radhët e veta Jeremie Fripmongun, Florian Ëirtzin, Milos Kerkezin dhe Hugo Ekitiken./Arbresh.info
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...