Giorgio Chiellini ka thënë se ‘besimi, ekuilibri dhe një gol i hershëm’ do të jenë kyç për Juventusin që të realizojë përmbysjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
‘Zonja e Vjetër’ pas tre jave në Torino zhvillon ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid, dhe rezultati i nga e parë me një disavantazh 0-2, nuk është aspak i favorshëm.
“Përmbysja kërkon besim dhe balancë nga ne”, ka deklaruar Chiellini për ‘Tuttosport’, përcjell ‘lajmi.net’.
“Disa incidente na dëmtuan dhe jemi të zhgënjyer, por ende nuk ka mbaruar gjithçka. A më befasoi Atletico mua? Jo, ne dinim se çfarë ndeshje do të ishte”.
“Ishte pak a shumë një ndeshje që prisnim, me këto gabime që bëjnë dallimin kundër një ekipi që i bën të gjithë të luajnë keq, jo vetëm neve”.
“Ne ndeshjen e dytë duhet të jemi më proaktiv, të luajmë me qartësi të madhe dhe të shfrytëzojmë mundësitë që na jepen, duke qenë të kujdesshëm nga ndërprerjet, sepse Atletico bën maksimumin në këto situata”.
“A kemi nevojë për një super performancë të Ronaldos? Po, por kemi nevojë edhe për super Szczesny, De Scilio, Bonucci, Chiellini…”
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...