Juventusi është në mungesë të pesë lojtarëve të skuadrës startuese për “Derby d’Italia” kundër Interit të shtunën, por Giorgio Chiellini është kthyer.
Mattin Perin dhe Sami Khedira nuk do të rikthehen këtë sezon, ndërkohë që Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Douglas Costa vazhdon qëndrimin jashtë linjave, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Chiellini është pjesë e skuadrës për herë të parë qysh pas eliminimit të “Zonjës së Vjetër” në Liga e Kampionëve nga Ajaxi në fillim të këtij muaji.
Treshja nga skuadra U21, Dario Del Favero, Matheus dhe Hans Nicolussi Caviglia i janë bashkuar skuadrës.
Ndeshja mes Interit dhe Juventusit zhvillohet nesër nga ora 20:30./arbresh.info/
Skuadra e Juves për ndeshjen kundër Interit: Szczesny, Pinsoglio, Del Favero; De Sciglio, Chiellini, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Matheus, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Cuadrado, Kean, Bernardeschi
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...