Chelsea ka identifikuar zëvendësuesin e portierit belg, Thibaut Courtois, nëse ky i fundit vendos të largohet këtë verë nga ‘Stamford Bridge’.
24-vjeçari nuk e ka mbajtur sekret faktin se dëshiron të luaj në Madrid, transmeton portali arbresh.info. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez është duke kërkuar zëvendësuesin e Keylor Navas dhe David de Gea i Manchester United është një tjetër lojtarë në krye të listës pas Courtiois.
Megjithatë, lideri në Premierë Ligë ka identifikuar Jan Oblakun e Atletico Madridit si një zëvendësues të reprezentuesit belg.
Slloveni, i cili arriti në kryeqytetin spanjoll nga Benfica për 16 milionë euro në vitin 2014, së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me klubin që përmban gjithashtu një klauzolë të lëshimit prej 100 milionë euro./arbresh.info
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...