Chelsea është duke bërë “shopping” në Portugali para merkatos verore të transferimeve.
O Jogo raporton se “Blutë” janë duke u përgatitur për jetën pas Eden Hazardit dhe thuhet se kanë dërguar skautët për të vëzhguar lojtarët si Joao Felix, Bruno Fernandes dhe Ruben Dias në ndeshjen e së mërkurës në derbin në Lisbon, transmeton portali arbresh.info.
Por, Benfica së fundmi i ka vendosur një çmim marramendës prej 105 milionë funtash Felixit, i cili është duke pasur një sezon të jashtëzakonshëm.
Chelsea dërgoi skautët për të shikuar derbin e së mërkurës në Lisbon të fituar nga Benfica me rezultat 2 me 1.
“Blutë” ishin aty për të vëzhguar Felxin dhe Diasin e Benficas si dhe Fernandesin e Sportingut, i cili shënoi golin e nderit për “Luanët” në ndeshjen derbin./arbresh.info/
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare