Chelsea janë të sigurt se do të transferojnë sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
19-vjeçari ka luajtur për Manchester Cityn në vitin 2017, mirëpo me gjigantin gjerman ka gjetur formën më të mirë të mundshme, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e gjigantëve evropian.
Për anglezin interesim të madh po tregojnë Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool, transmeton portali arbresh.info.
Sipas disa spekulimeve kartoni i tij prek shifrën prej 100 milionë euro.

Goal.com beson që “Blutë” do të transferojnë Sanchon pasi ka një lidhje të mirë me dy lojtarët Callum Hudson-Odoi dhe Tammy Abraham, të cilët do të kenë ndikim në vendimin e tij.
Nga ana tjetër, Frank Lampard është i gatshëm të pres deri në verën e ardhshme për transferimin e lojtarit nëse dështon në afatin dimëror.
Kujtojmë që afati i janarit fillon pas tri ditëve./arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...