Chelsea është duke monitoruar situatën e Mesut Ozilit në Arsenal me qëllimin për të transferuar reprezentuesin gjerman.
24-vjeçari, i cili ka edhe 14 muaj në marrëveshjen e tij me klubin në ‘Emirates’, ka refuzuar një marrëveshje prej 200.000 funta në javë nga “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Chelseat, Antoine Conte tashmë ka në shënjestër Alexis Sanchezin për transferim te “Blutë”, por sipas raporteve të ndryshme italiani është gjithashtu duke kërkuar transferimin e Ozilit.
Reprezentuesi gjerman është duke kaluar një sezon mjaftë të vështirë te gjiganti londinez, por Conte është duke synuar përforcimin e klubit këtë verë dhe e sheh Ozilin si një futbollist perfekt për klubin e tij.
Sidoqoftë, edhe pse nuk ka arritur edhe marrëveshje të re me skuadrën e trajnerit Arsene Wenger, Ozil ka zbuluar javën e kaluar se është i lumtur në Londër./arbresh.info
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK