Chelsea është skuadra më e fundit e interesuar për transferimin e yllit të AC Milan-it, Ismael Bennacer.
Alegjiriani ishte pjesë e “Topçinjve” mes viteve 2015 – 2017, duke bërë vetëm një paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, që nga largimi prej “Emirates” ka gjetur top formën dhe përformancat me AC Milan-in kanë bërë që të kërkohet nga top klubet.
Sipas Calciomercato, Chelsea është i interesuar për ta rikthyer lojtarin në Londër duke ofruar para plus një lojtar.

Milan kërkon 45 milionë euro, vlerë të cilën Chelsea nuk mund ta paguajë shkaku që ka transferuar Hakim Ziyech dhe Timo Werner, ndërsa synon Kai Havertz.
Mirëpo, “Blutë” janë të gatshëm të ofrojnë Jorginho-n plus para për Bennacer.
Bennacer gjithashtu kërkohet nga dy klubet angleze Manchester United dhe City, kurse interesim ka shprehur edhe PSG-ja./arbresh.info.
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë