Victor Osimhen ka qenë objektivi kryesor i Chelseat për repartin ofensivë të skuadrës.
Megjithatë transferimi i sulmuesit nigerian në Stamford Bridges nuk po është aspak i lehtë pasi Napoli ka kërkesa të mëdha.
Skuadra italiane synon që për ta lënë të lirë nigerianin të fitoj rreth 130 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Chelsea.
Londinezët tanimë kanë ndërruar objektiv dhe kanë rikthyer interesimin për sulmuesin anglez Ivan Toney.
Daily Mail ka raportuar se Chelsea ka hapur bisedimet me Brentfordin për transferimin e Toneyt në Stamford Bridges.
Megjithatë as ky transferim nuk do të jetë i lehtë, pasi edhe Manchester United është duke kërkuar të nënshkruajë me anlgzin.
Brentford i ka njoftuar dy rivalët e Ligës Premier se për ta lënë të lirë Toneyn synojnë të fitojnë 70 milionë euro. /Telegrafi/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...