Kylian Mbappe është padyshim sensacioni i ri në botën e futbollit. Sulmuesi 18-vjeçar ka tronditur të gjithë Evropën këtë sezon dhe mund të largohet nga AS Monaco gjatë verës për një tarifë rekorde.
Monaco do të përpiqet të mbaj atë në klub, por një oferte prej 100 milionë euro vështirë se mund të refuzohet nga gjiganti evropian, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Paris Saint Germain, Real Madridi, Barcelona, Manchester City dhe Manchester United janë të gjithë në garë për shërbimet e tij, një “luftë” vërtetë serioze mund të shkaktohet gjatë verës për transferimin e tij.
Chelsea, që do kërkoj për përforcime gjatë merkatos së ardhshme, kishte refuzuar kohë më parë shansin për të siguruar transferimin e tij. Kur Kylian Mbappe ishte 14 vjeç dhe po luante për klubin Bondy, ata kishin mundësi për të transferuar atë.
Megjithatë, e vetmja barrierë ishte tarifa prej 17 milionë euro që prishi të gjithë marrëveshjen./arbresh.info
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...