Chelsea dëshiron të transferojë në afatin e janarit sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele.
Dembele ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve anglez pasi këtë sezon ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje në Ligue 1.
“Blutë” besojnë se 23-vjeçari është lojtari i duhur që mund të luajë pranë Tammy Abraham në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Lyon javën e kaluar ka treguar se nuk dëshirojnë ta shesin Dembele, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.
Andaj, Chelsea planifikon të ofrojë sulmuesin Olivier Giroud plus 40 milionë euro për francezin.

Ndërsa, sipas The Sun, Dembele dëshiron transferimin në “Stamford Bridge”./arbresh.info.
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...