Chelsea nuk heq dorë nga Gittens, e dëshiron me çdo kusht për Kupën e Botës për Klube

18:36 | 10 Qershor 2025
D.H

Pas refuzimit të ofertës së dytë prej 50 milionë eurosh nga Borussia Dortmund, Chelsea vazhdon të insistoj për një marrëveshje me futbollistin Jamie Bynoe-Giitens.

Klubi londinez e sheh 20-vjeçarin si përforcim kyç dhe dëshiron ta ketë në dispozicion për Kupën e Botës për Klube, shkruan Arbresh.info.

Sky Sport de raportojnë se Gittens ka qenë mëngjesin e sotëm në selinë e klubit përpara stërvitjes, ku më pas është parë vetëm duke vrapuar, pa u përfshirë në pjesën tjetër të seancës.

Kjo ka shtuar spekulimet se një marrëveshje është në proces, por situata mbetet e vështirë dhe e komplikuar.

Për më tepër, BVB ka anuluar konferencën e planifikuar për shtyp me drejtorin sportiv Sebastian Kehl, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi zhvillimet e fundit.

Pavarësisht pengesave, Chelsea mbetet e vendosur për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt, madje ka nisur përgatitjet që lojtari të kryejë edhe testet mjekësore.

Gittens është pjesë aktive e Dortmundit nga sezoni 21/22, ku ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2028.

Këtë sezon në 48 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe pesë asistime./Arbresh.info

Të ngjashme