Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Leicesterit duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup.
Nicolas Jackson (13’) shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Chelseat pas një asistimi nga Marc Cucurella.
Raheem Sterling humbi një penallti në minutën e 26-të për të dyfishuar rezultatin.
“Blutë e Londrës” megjithatë dyfishuan epërsinë pak çaste para përfundimit të pjesës së parë me Cole Palmer (46’) që shënoi për 2-0 pas asistimit të Raheem Sterling.
Në pjesën e dytë mysafirët u rikthyen në lojë pasi Alex Disasi (51’) shënoi në portën e tij për rezultatin 2-1.
Për të barazuar shifrat u përkujdes Stephy Mavididi (62’) i cili bëri disa driblime shumë të mira duke mos i lënë asnjë mundësi Robert Sanchezit për 2-2.
Chelsea mori epërsinë në minutën e 92-të me anë të Carney Chukwuemeka i cili u asistua mjaft mirë nga Cole Palmer për të shënuar për 3-2.
Goditjen përfundimtare mysafirëve në këtë takim ua dha Noni Madueke (98’) i cili shënoi për 4-2 pas asistimit të Ben Chilëell.
“Blutë e Londrës” kështu u kualifikuan në çerekfinale të FA Cup dhe tani duhet të presin shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës./Telegrafi/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...