Chelsea ka shënuar fitore të thellë ndaj Malmos me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi siç ishte pritur më mirë për londinezët, që rrezikuan të parët me Romelu Lukakun.
Por goli nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 9-të, kur Thiago Silva pasoi te Andreas që shënoi për 1-0.
Në minutën e 21-të, Chelsea fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea siguroi fitoren.
Callum Hudson-Odoi asistoi te Kai Havertz që shënoi për 3-0.
Sërish penallti për Chelsean në minutën e 57-të, ku Jorginho qëlloi portën për 4-0.
Chelsea tani ka 6 pikë në fazën e grupeve, tri më pak se Juventusi lider.
Ndërsa Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Zenit St. Petersburgun në udhëtim me rezultat 1-0.
Përkundër dominimit të Bianconerëve, ata nuk arrinin që ta thyenin mbrojtjen vendase në Gazprom Arena.
Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, Zonja e Vjetër arriti ta fitonte takimin.
Një harkim të Mattia De Sciglio e priti në zonë Dejan Kulusevski për ta realizuar me kokë golin që rezultoi i fitores në minutën e 86-të.
Juventusi është lider në Grupin H me tri fitore nga po aq ndeshje dhe gjashtë pikë të arkëtuara.
Zenit St. Petersburgu qëndron në vend të tretë në renditje me tri pikë të grumbulluara, nga një fitore dhe dy humbje.
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...