Chelsea ka të drejtën për ta huazuar sulmuesin e Realit, Luka Jovic në verë.
Jovic iu bashkua “Los Blancos” verën e kaluar për 52 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, por ende nuk ka gjetur formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje në formacionin e parë dhe 11 ndeshja ka hyrë në lojë nga stoli duke shënuar vetëm dy gola.
Sipas Marca, Jovic do huazohet në verë, në mënyrë që të rifitojë besimin njësoi si Achraf Hakimi apo Alvaro Odriozola.

Chelsea që një kohë të gjatë është duke e kërkuar Jovic dhe në verë ka të drejtën për ta huazuar, mirëpo nuk dihet nëse Reali do e lejojë opsionin e blerjes.
Në vend të Jovic, “Mbretërit” kanë interesim shumë të madh për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland./arbresh.info.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë