Rikthimi në Ligë të Kampionëve falë vendit të tretë në Premierë Ligë, finalja e Kupës së Ligës së humbur në penalti kundër Man City dhe finalja e Evropa Ligës që do të zhvillohet kundër Arsenalit mund të mos jenë të mjaftueshme për Maurizio Sarin që t’i konfirmohet pozita në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht kontratës deri më 2021 qershor, pronari i Chelseas – Roman Abramovich është duke menduar shkarkimin e ish trajnerit të Napolit për shkak të faktit se Sarri nuk ka fituar respektin e tifozëve, transmeton portali arbresh.info.
Nëse ndodhë diçka e tij, sipas Gazzetta dello Sport, Sarri do të rikthej në Serie A.
AS Roma dhe AC Milani janë dy klubet që mund të jenë të interesuara në shërbimet e tij.
Derisa “Giallorossët” janë duke kërkuar zëvendësimin e Claudio Ranierit, “Rossonerët” janë të vendosur për të ndarë rrugët me Gennaro Gattuson në fund të këtij sezoni./arbresh.info/
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike