Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Kaçanik, ku një i moshuar dyshohet se është sulmuar nga djali i tij.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 majit 2026, rreth orës 00:00, në rrugën “Ismet Jashari”, ku viktima E. D (78 vjeç) ka raportuar se djali i tij, Sh. D (38 vjeç), dyshohet se e ka goditur me një mjet të fortë në krah.
Sipas rrëfimit të viktimës, pas sulmit, i dyshuari e ka mbyllur brenda në shtëpi, duke e lënë pa mundësi daljeje, derisa ai ka arritur në një moment të largohet dhe të dalë në rrugë, ku ka kërkuar ndihmë dhe ka kontaktuar Policinë.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke e shoqëruar viktimën në stacion policor dhe më pas për trajtim mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit nga njësia për dhunë në familje, me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...