Mykhailo Mudryk ka mbetur në skuadrën e Chelseat të paraqitur për fazën eliminatore të Ligës së Konferencës, raporton The Athletic.
Anësori nuk ka qenë pjesë e ekipit që nga fillimi i dhjetorit kur u pezullua përkohësisht pas një testi pozitiv për një substancë të ndaluar në dhjetor.
Rezultati i mostrës ‘B’ të Mudryk nuk është zbuluar ende.
Ajo do të përcaktojë nëse 24-vjeçari do të ndëshkohet, por ka gjasa që ukrainasi ta fitojë këtë betejë.
Pavarësisht kësaj, ai mbetet në listën për Ligën e Konferencës, duke lënë të kuptohet se Chelsea është optimist për shanset e tij.
Mudryk po pret që testi të kthehet këtë javë ose javën e ardhshme, më pas të rikthehet në stërvitje te Blutë. /Telegrafi/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...