Klubi anglez Chelsea ka shprehur interesim për Eden Hazard.
Sipas gazetës ‘AS’, Chelsea është duke menduar rikthimin e Hazard gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi nuk ka kaluar periudhë aspak të mirë në Madrid që nga transferimit i tij, është përballur me lëndime të shumta dhe raportohet se gjiganti anglez dëshiron ta rikthej në Angli.
Raportohet se përkundër interesimit të ‘The Blues’, Real Madrid i beson ende belgut dhe nuk është e interesuar ta shesë atë gjatë kësaj vere.
30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 21 paraqitje me ‘Los Blancos’ në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe një asistim.
Hazard iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 për 100 milionë euro pikërisht nga Chelsea, por asnjëherë nuk ka arritur të shfaq potencialin e tij në Spanjë.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime