Chelsea ka marrëveshje personale me Gittensin

20:58 | 24 Qershor 2025
D.H

Chelsea është klubi që po bën më shumë përpjekje për të siguruar nënshkrimin e Jamie Bynoe-Gittens, talentit premtues të Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i transferimeve, Florian Plettenberg, bisedimet mes klubeve kanë avancuar, ndërsa palët po punojnë për të arritur një marrëveshje me vlerë rreth 65 milionë euro.

Po ashtu, ekziston një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe Chelseat për një kontratë deri në vitin 2032.

Ndërkohë, Bayern Munich – përmes drejtuesit Max Eberl e ka ende në listë Gittens, por deri tani kanë pasur vetëm diskutime të brendshme dhe kontakte me agjentët e lojtarit, të njëjtët që përfaqësojnë edhe Bradley Barcola.

Nuk ka pasur asnjë negociatë apo takim të drejtpërdrejtë me Dortmundin nga ana e Bayernit.

Tani gjithçka varet nga Chelsea dhe nëse do të paraqesin një ofertë zyrtare që përmbush pritshmëritë e Dortmundit. Një gjë është e sigurt: Jamie Bynoe-Gittens do të largohet nga BVB./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale