
Inter vs Sassuolo - Serie A TIM 2021/2022
Skuadra angleze Chelsea pritet të bëjë shumë ndryshime në edicionin e ri.
Dy qendërmbrojtësit Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen si të lirë, derisa nga klubi pritet të largohet edhe kapiteni Cesar Azpilicueta.
Por londinezët kanë gjetur tanimë zëvendësuesin e mbrojtësit gjerman dhe ai pritet të vijë nga Italia.
Sipas asaj që ka raportuar Goal, Chelsea është duke tentuar transferimin e qendërmbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.
Londinezët kanë gati një ofertë prej 55 milionë euro si dhe në të do ta përfshijë edhe kartonin e mbrojtësit anësorë Marcos Alonso që pëlqehet nga Inter.
Skriniar është shumë i rëndësishëm për Neroazzurët, por oferta nga Chelsea duket vështirë e refuzueshme me Interin që ka nevojë të shes brenda muajit qershor për t’i rregulluar bilancet financiare.
Gjithsesi për sllovakun nuk është në garë vetëm Chelsea, pasi ai pëlqehet edhe nga Juventus, Arsenal, Manchester United e Newcastle United. /Telegrafi/
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar