Nicolas Jackson mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, dhe një transferim i tij nuk përjashtohet plotësisht.
24-vjeçari e ka përfunduar sezonin me 13 gola dhe 6 asistime në 36 ndeshje zyrtare me “Blutë”.
Sipas Fabrizio Romano, klubet e interesuara duhet të përballen me kërkesat e larta të Chelseat për sulmuesin.
Juventusi dhe Napoli janë ndër skuadrat që e kanë në listën e dëshirave për repartin ofensivë.
Romano tregon se Chelsea kërkon mbi 47-51 milionë funte (55-60 milionë euro) për kartonin e tij.
Ai shton se ka interes për Jacksonin edhe nga disa skuadra të Ligës Premier.
Një kalim në Itali do të ishte i mundur vetëm nëse Chelsea pranon të ulë kërkesat financiare. /Telegrafi/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...