Chelsea është i përgatitur që ta shesë mesfushorin defensiv, N’Golo Kante.
Francezi është bërë prioritet për Antonio Conte, ndërsa Inter-i tashëm ka mësuar çmimin e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Express, për Kante-n, Chelsea kërkon së paku 80 milionë euro, vlerë të cilën “Neurazurët” nuk janë të hapur ta paguajnë gjatë kësaj vere.

Interesim për lojtarin ka treguar edhe Real Madrid-i, i cili do pres deri në edicionin e ardhshëm që Kante-s t’i zbritet vlera dhe pastaj të bëjë përpjekje për ta sjellë në “Santiago Bernabeu”.
Nga ana tjetër, Inter-i është duke u munduar të transferojë edhe dyshen e “Bluve”, Emerson Palmieri dhe Olivier Giroud, të cilët nuk kanë vend në formacionin e Frank Lampard./arbresh.info.
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...