Skuadra spanjolle, është bërë e qartë se tashmë dëshiron ta shesë mesfushorin, Frenkie de Jong, nëse do të arrijë ndonjë ofertë e mirë tek dyert e tyre.
Deri më tani shihet vetëm skuadra e Manchester United, e cila kishte shprehur interesim për kartonin e holandezit, ndërsa në garë tashmë ka hyrë edhe Chelsea, pas miratimit të menaxherit, Thomas Tuchel.
Sipas “SPORT” “Blutë” tashmë kanë filluar bisedimet me Barcelonës, shkruan arbresh.info.
Katalunasit kanë vendosur shifrën për kartonin e de Jong, ku kanë kërkuar plotës 80 milionë euro.
Nuk është sekret që Barcelona gjithashtu ka një interes për lojtarët e Chelseat Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta, diçka që Blutë shpresojnë t’i ndihmojë ata në negociata.
Nëse Chelsea mund të përmbushë kërkesat e Barcelonës, atëherë ata do të duhet të jenë të suksesshëm duke ofruar po aq sa Unitedit.
Tuchel duhet ende të bindë de Jongun që të largohet nga jeta e tij në Barcelonë, megjithëse do t’i ndihmojë fakti që Chelsea mund t’i ofrojë futbollin e Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...