Chelsea ka arritur të fitojë ndaj Swanseas në Stamford Bridge me rezultat minimal 1 me 0.
Kampioni anglez filloi ndeshjen më mirë se sa mysafirët duke rrezikuar në minutën e 13-të nëpërmjet sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata por poriteri Fabianski ishte në vend, shkruan arbresh.info.
Skuadra e Contes gjatë tërë pjesës së parë kishte posedimin e topit 54 % ndërsa Sëansea 46 %.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0.
Në 45 minutat e dytë, skuadra vendase filloi të sulmojë edhe më shumë në drejtim të portës së Swanseas.
Chelsea arriti të shënojë në minutën e 55.

Cesc Fabregas harkoi në zonë nga faulli dhe pas një devijimi nga Bony, qendërmbrojtësi Antonio Rudiger, e shfrytëzoi më së miri duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Fabianskit.
Pas këtij goli skuadra mysafire tentoi në disa raste, nëpërmjet Wilfried Bony dhe Jordan Ayew por nuk i arritën të gjejnë golin e barazimit.
Me këtë fitore Chelsea renditet në pozitën e tretë me 29 pikë pas 14 xhirosh ndërsa Swansea vazhdon të mbetet në pozitën e 19-të me vetëm nëntë pikë. /arbresh.info/
https://streamable.com/oo11f
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...