Chelsea raportohet se do ta pranojë një bonus prej 10-15 milionë funtesh pasi Eden Hazardi i ndihmoi Real Madridit ta fitojë trofeun e La Ligës në sezonin e tij debutues në Santiago Bernabeu.
Real Madridi u shpall kampion i Spanjës pas fitores të së enjtes me rezultat 2:1 kundër Villarrealit, përderisa rivalja e tyre, Barcelona, pësoi disfatë me rezultat 2:1 kundër Osasunës.
Ndërkohë, Hazard, i cili u transferua te gjiganti evropian gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, tani do t’ia fitojë një shumë parash ish-klubit të tij, Chelseat.
Në kontratën e nënshkruar mes dy klubeve për transferimin e Hazardit, Chelsea e kishte vendosur një klauzolë, sipas të cilit Real Madridi duhet t’ia paguajë klubit londinez një bonus nëse spanjollët e fitojnë titullin e La Ligës në sezonin e parë të Hazardit.
Mediumet e mëdha botërore raportojnë se klubi i Premierligës do t’i fitojë 10 deri në 15 milionë funte shkaku i triumfit të Real Madridit në La Liga. /Gazeta Express/
Chelsea will receive £10M-15M for Eden Hazard winning La Liga with Real Madrid ? pic.twitter.com/FEDdGWY7rM
— ESPN UK (@ESPNUK) July 16, 2020
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu