Chelsea ka triumfuar në derbin anglez të kësaj fundjave, duke mundur Manchester Unitedin, me rezultat 1-0, në “Stamford Bridge”, në kuadër të Premier Leagues.
Skuadra e Jose Mourinhos mposht “Djajtë e Kuq” në një ndeshje tejet të rëndësishme, dhe tashmë “blutë” e Londrës më një dorë kanë prekur titullin e kampionit.
Përballja e dy skuadrave të fuqishme në Ishull, ka dhënë lojë të fortë, më aksion të mira dhe raste të shumta, por ishin nikoqirët që përmes Eden Hazard në minutën e 38-të shënuan golin e fitores se madhe në këtë sfidë joshëse.
Edhe skuadra e Luis Van Gaalit kishte rastet e veta, por nuk ia dolën që nga ky udhëtim të marrin të paktën një pikë.
Pas kësaj fitore, Chelsea tani “blindon” kreun më 76 pikë të tubuara, dhjetë më shumë së Arsenali, kurse United mbetet në pozitën e tretë më 65 pikë./Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit