Chelsea thuhet se po planifikon një lëvizje të madhe për dy sulmues të Real Madridit. Klubi anglez dëshiron të nënshkruajë me Rodrygo Goes dhe Endrick, me një ofertë të kombinuar me vlerë 180 milionë euro.
Blutë e Londrës po kërkojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre pas një tjetër sezoni të dobët, ku nuk po arrijnë të lënë gjurmë.
Bordi drejtues i klubit i sheh të dy lojtarët si nënshkrime kyçe për t’i ndihmuar ata të sfidojnë sërish në Premier League.Sipas mediumit Fichajes, Chelsea është gati të ofrojë 100 milionë euro për Rodrygon dhe do të paguanin edhe 80 milionë euro për Endrick.
Rodrygo ka luajtur një rol të rëndësishëm në Real Madrid vitet e fundit, ndërsa Endrick shihet si një nga talentet e rinj më të mirë në Brazil.
Chelsea dëshiron të sjellë lojtarë të rinj me potencial të fortë për ta shtyrë skuadrën përpara dhe të jenë pjesë vendimtare për vitet e ardhshme. /Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun