Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Porton me rezultat të përgjithshëm prej 2-1, pas ndeshjes kthyese çerekfinale që u zhvillua në Sevilla të Spanjës.
Të dyja takimet çerekfinale ndërmjet këtyre skuadrave u zhvilluan në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan. Blutë e fituan sfidën e parë me rezultat 2-0 në cilësinë e mysafirit, derisa përballja kthyese përfundoi me fitoren e Portos prej 1-0.
Minutat e para të sfidës nuk prodhuan raste të rrezikshme shënimi, ashtu që skuadrat zhvilluan lojë të kujdesshme. Blutë e kishin avantazhin prej dy golash, ashtu që thjesht duhej ta menaxhonin sfidën dhe ta ruanin epërsinë.
Një mundësi të mirë për ekipin portugez e pati Jesus Manuel Corona, i cili hyri në zonë dhe thjesht duhej ta mposhtte portierin, mirëpo goditi mbi portë, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Ekipi portugez arriti ta shënonte një gol të vonshëm në fraksionin e dytë përmes Mehdi Taremi (90’+4), por që nuk u shërbeu asgjë.
Kundërshtari i Chelseat në gjysmëfinale do të jetë fituesi i duelit ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit në sfidën që zhvillohet nesër (e mërkurë). /Telegrafi/
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...