Liverpooli është eliminuar nga FA Cup, pas humbjes 2:0 kundër Chelseat në 1/8 e finales të martën në Londër. Chelsea, ndërkohë, e ka siguruar një vend në çerekfinale.
Willian dhe Ross Barkley i shënuan dy golat e triumfit në Stamfrord Bridge për skuadrën e Frank Lampard, duke i thelluar të kuqtë në një krizë rezultatesh, raporton Gazeta Express.
Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e Jurgen Klopp, e cila është edhe më e rëndë duke ditur se i ka kushtuar asaj me humbjen e mundësisë për ta fituar këtë trofe.
Anësori brazilian Willian i kaloi të kaltrit në epërsi në minutën e 13-të, falë një gabimi trashanik të Fabinhos, i cili ia pasoi topin atij në vijë të zonës së vet, dhe portierit Adrien, i cili e pati në duar topin e goditur nga ai por nuk mundi ta ndalë.
Barkley me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 64-të, e dyfishoi epërsinë e Chelseat duke e bombarduar portën e të kuqve.
Skuadra e Klopp nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës në pjesën e dytë, duke i thënë lamtumirë kësaj gare në mënyrën zhgënjyese.
Kjo disfatë e Liverpoolit vjen pas humbjes tronditëse 3:0 nga Watfordi në Premierligë, i cili ia shkaktoi humbjen e parë në ligë këtë sezon dhe ia shoi shpresat për t’u shpallur kampion pa pësuar asnjë disfatë.
Liverpooli rrezikon të eliminohet edhe nga Liga e Kampionëve, pasi e humbi ndeshjen e parë 1:0 nga Atletico Madridi në udhëtim, dhe të mbetet me vetëm një trofe në një sezon që duhej të ishte i begatshëm me plot trofe.
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...