Ngolo Kante është objektivi i madh i Antonio Contes për mesfushën e Interit, por për momentin zikaltrit duhet të shesin ndonjë lojtar pasi janë të mbipopulluar në repartin e ndërmjetëm.
Zikaltrit nuk mund të paguajnë 50 milion euro për kampionin e botës dhe kanë menduar të përfshijnë një futbollist në operacionin e merkatos.
Bëhet fjalë për Christian Eriksen, danezin që Interi e mori në janar nga Tottenham për 20 milion euro, por që deri tani nuk e ka bindur Conten i cili nuk e konsideron një titullar në skuadrën e tij.
Te Chelsea gjithsesi nuk heqin dorë nga Kante dhe kanë refuzuar menjëherë propozimin e skuadrës italiane, Interi duhet të gjejë një formulë tjetër, ose të ndryshojë objektiv.
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...