Chelsea e huazon Brojën te Southampton

11:05 | 10 Gusht 2021
A Z

Armando Broja është zyrtarisht pjesë e Southampton dhe sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë në Premier League.

Ai ka debutuar më parë me Chelsea në kampionatin më të fortë në botë, kurse sezonin e shkuar u huazua në Holandë te Vitesse dhe shënoi 11 gola.

Ofertat gjatë kësaj vere i pati disa, me Anderlecht dhe Udinese që tentuan huazimin.

Gjithsesi Southampton e bindi Brojën dhe klubin e Chelsea për ta huazuar./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme