Chelsea është afër për të bërë marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, por problem vazhdon të mbetet çmimi.
Barcelona preferon ta shesë brazilianin në verë, mirëpo ende asnjë skuadër nuk është gati ta blejë për 80 milionë euro, transmeton porali arbresh.info.
Coutinho momentalisht është huazim te Bayern Munich, por nuk ka arritur të gjejë formën, andaj Bayern nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes.

Sipas Sport, “Blutë” janë favoriti për transferimin e Coutinho-s, por do ta blejnë vetëm nëse Barcelona e zvogëlon çmimin në 53 milionë euro.
Pos Chelsea-s, interesim kanë edhe dy gjigantët e tjerë londinez, Tottenham dhe Arsenal./arbresh.info.
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua