Chelsea dhe Evertoni kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë nuk solli shumë, por ishte Chelsea që rrezikoi disa herë.
Reece James dhe Mason Mount ishin ata që kishin raste, por nuk arritën të gjenin cakun.
Edhe në startin e pjesës së dytë rastet ishin të pakta deri në momentin e golit.
Dyshja në formë në këtë takim, Reece James dhe Mason Mount bashkëvepruan bukur mes tyre, me këtë të fundit që shënoi për 1-0.
Por avantazhi i Chelseat zgjati vetëm katër minuta, kur Anthony Gordon gjeti Jarrad Branthwaiten që shënoi për 1-1.
Deri në fund nuk kishte gola edhe pse Chelsea rrezikoi disa herë.
Me këtë barazim Chelsea mbetet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Evertoni mbetet në vendin e 14-të me 19 pikë.
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...