Chelsea ia ka dalë që ta përmbysë Borussia Dortmundin dhe të kalojë në çerekfinale të Champions League.
Gjithashtu edhe Benfica ka deklasuar Club Brugge duke siguruar edhe ajo një vend në mesin e tetë më të mirave.
Derisa skuadra angleze ka fituar 2-0, ajo portugeze ka triumfuar me rezultat 5-1.
Në “Stamford Bridge” Chelsea qysh në pjesë të parë është hedhur në kërkim të golit.
Sterling i ka dhënë epërsinë skuadrës në minutën e 43-të të ndeshjes.
Rezultatin e ka dyfishuar Kai Havertz në minutën e 53-të.
Ndeshjen e parë skuadra gjermane e kishte fituar me rezultat 1-0.
Për dallim nga Anglia më shumë gola janë shënuar në Portugali. Gjithsejt gjashtë.
Rafa Silva (38’), Goncalo Ramos (45+2’, 57’), Joao Mario (71’ – nga penalltia) dhe David Neres (77’) shënuan në fitoren e vendasve.
Golin e vetëm për skuadrën belge e shënoi Bjorn Meijer (88’).
Ndeshjen e parë klubi portugez e kishte fituar me rezultat 2-0.
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...
Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...