Chelsea ka siguruar një fitore me rezultat të thellë 5 me 0 sonte (e shtunë) kundër HUddersfieldit.
“Blutë” me tri pikë të plota kanë përforcuar pozitën e katërt në tabelë të Premierë Ligë pas fitores bindëse si nikoqir mbrëmjen e sotme kundër skuadrës së Florent Hadergjonajt, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Eden Hazard, i cili realizoi dy gola brenda këtij takimi (46′, 66′), është lojtari i kësaj ndeshje dhe është vlerësuar me notën maksimale – 10.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe sulmuesi Gonzalo Higuain – 9.4 me të shënuar dy super gola gjatë kësaj ndeshje (16′, 69′). Lartë për paraqitjet e tyre janë vlerësuar edhe yjet si Kante (8.5), David Luiz (8.6), Willian (8.7) dhe Barkley (8.6).
Lojtari me notën më të dobët të kësaj ndeshje është sulmuesi qendror i skuadrës mysafire – Elias Kachunga (5.3)./arbresh.info/

Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri