Bernard Challandes është duke shikuar nga afër ndeshjen Shqipëri U21 – Kosovë U21.
Trajneri i kombëtares A të Kosovës ka zgjedhur për të shikuar nga afër ndeshjen në stadiumin “Elbasan Arena” mes dy kombëtareve tona, shkruan portali arbresh.info.
68-vjeçari zviceran ishte i shoqëruar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.
Takimi mes Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21 zhvillohet në kuadër të Grupit C të kualifikimeve për Euro U21.
Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët e para në këtë fazë, ndërsa Kosova shpreson në fitoren e tretë nga katër ndeshjet e zhvilluara deri tani./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...