Sot është bërë 1 vjetori i vdekjes së legjendës së futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për SuperSport ka folur për Vokrrin, ku ky i fundit ishte ai që e solli në stolin e dardanëve.
“Ishte kohë shumë e mirë për mua, nuk kemi diskutuar shumë për detajet e kontratës, Fadili ishte President dhe që njihte mirë futbollin, kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse ne mund të bisedonim për futbollin. Ai më ne kemi këtë kontratë për ty, pranoje ose jo. Unë e pranova dhe menjëherë pastaj kemi diskutuar për ekipin dhe futbollistët se si të zhvillohen. E kuptova menjëherë se ne flisnim gjuhën e futbollit”, ka thënë Challandes.
“Nuk e kujtojë Fadilin më parë, nuk e kam ditur që ka luajtur edhe në Francë, të gjitha këto i kam zbuluar më vonë, ai thoshte atë që mendonte, ka qenë një luftëtar i madh. E shoh që të gjithë njerëzit e kujtojnë me mall sepse ai ka lënë vepër të madhe pas”, përfundoj Challandes.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...