Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Evropian, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.
Para ndeshjes, “Dardanët” po mbajnë një konferencë për media.
Trajneri, Bernard Challandes tha se kanë analizuar në detaje ndeshjen kundër Lituanisë dhe se në aspektin ofensive kanë që mirë, por kanë lënë hapësira kundërshtarit
“Ne kemi luajtur kundër Lituanisë dhe kemi analizuar në detaje atë ndeshje, sipas analizave kemi bërë një lojë të mirë në aspektin ofensivë, por i kemi lënë shumë hapësirë Lituanisë dhe kemi pasur disa probleme në aspektin defensivë”, tha Challandes.
“Kjo nënkupton në mënyre të qartë në ndeshjen kundër Suedisë duhet të jemi në të kujdesshëm, pasi do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë, e kamë parë dhe kam dëgjuar se shumë prej njerëzve nuk e ndaj këtë medim, por unë mendojë se Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë, edhe në bazë të ranglistës së FIFA-s”, shtoi ai.
Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike