Në ditën kur Erling Haaland shënoi një hat-trick kolosal kundër Manchester United, hat-triku i tij i tretë në tetë ndeshje, Pep Guardiola mori kohë nga konferenca e tij për shtyp me një analizë kurioze të lojës së sulmuesit norvegjez.
Lojtari ishte vendimtar në fitoren 6-3 ndaj rivalëve të tyre, por trajneri katalanas sheh ende hapësirë për përmirësim.
Çfarë nuk i pëlqen Guardiolës te Haaland?
“Ai ka lindur për të qenë i tillë”, ka thënë trajneri spanjoll për paraqitjen e sulmuesit.
“Ajo që më pëlqen në periudhën e fundit të lojës është se ai është i përfshirë në çdo pjesë. Ai tha: ‘Preferoj të prek topin pesë herë dhe të shënoj pesë gola’. Nuk më pëlqen kjo, dua që ai të prekë topin gjithnjë e më shumë”.
“Ai u bë një futbollist për të shënuar gola. Më pëlqen që ai është më shumë pjesë e situatave, por mos harroni talenti i tij më i madh është të fusë topin në rrjetë”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester Cityt.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...