Kapiteni i Sunderlandit Granit Xhaka thotë se puna e madhe që po bën tërë skuadra është arsyeja e këtyre rezultateve pozitive.
Sunderland regjistroi një triumf të rëndësishëm në udhëtim te Nottingham Forest me rezultat 0:1, ku te goli i vetëm në ndeshje edhe asistoi Granit Xhaka.
Pas ndeshjes, mesfushori shqiptar foli për “Sky Sports”, ku e pranoi se vendasit ishin më të mirë, por me rëndësi është të shënosh golin.
“Kishim një plan loje dhe e dinim se këtu do të ishte shumë e vështirë. Por çfarë mentaliteti nga ekipi! Kjo është ajo që na duhet, çfarë mbështetje nga tifozët. Nottingham Forest ishin më të mirë sot, por nuk ka rëndësi kush është më i mirë në fushë, rëndësi ka kush shënon më shumë”.
Ai ndër të tjera foli edhe për arsyen e kalimit te Sunderlandi, ndërsa është i lumtur që po bëhet “armë” e fortë për ekipin.
“Është projekti. Më morën këtu për përvojën time, lidershipin dhe atë që mund t’i jap skuadrës. Po e tregoj ditë pas dite, javë pas jave profesionalizmin që duhet në këtë nivel. Edhe me moshën që kam, ne vrapojmë dhe luftojmë”.
“Ka ende shumë gjëra që do të vijnë. Po stërvitemi shumë për goditjet standarde, e dimë sa të rëndësishme janë, dhe ia dolëm sërish sot. Nuk janë vetëm lojtarët, edhe stafi po na ndihmon shumë me analiza dhe mbledhje”.
Për Sunderlandin ky është fillimi më i mirë në historinë e klubit anglez, ku renditen në pozitën e tretë në kampionat me 11 pikë të mbledhura./Telegrafi
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...