Diego Simeone e quajti “bir bushtre” gjyqtarin para se të largohej nga bankina në ndeshjen që përfundoi baras 1 me 1 ndërmjet Arsenalit dhe Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar.
Atletico Madridi mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas vetëm dhjetë minutave lojë me ndëshkimin e Sime Vrsaljkos me dy kartonë të verdhë si pasojë e ndërhyrjeve të ashprave ndaj Jack Wilsheres dhe Alexandre Lacazettes, transmeton portali arbresh.info.
Simeone reagoi ashpër ndaj këtij vendimi dhe përjashtua nga fusha nga gjyqtari Clement Turpin për pjesën e mbetur të lojës. Trajneri i Atleticos i kishte thënë gjyqtarit francez “Hijo de puta” që në rast se përkthehet në gjuhen shqipe do të thotë “bir bushtre”.
Simeone shikoi thuajse të gjithë ndeshjen nga pjesa e drejtorëve të klub dhe qëndroi prapa drejtorit ekzekutiv të Arsenalit – Ivan Gazidis.
Arsenali do të udhëtoj në Madrid për të zhvilluar ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales në Evropa Ligë javën e ardhshme./arbresh.info/
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...