Bersant Celina e ka përmbyllur një edicion mjaftë të suksesshëm në aspektin personal në futbollin anglez.
Ylli nga Kosova ishte huazuar tek Ipswich Town (Liga e tretë e Anglisë) nga Dijon ku arriti të shënonte gjashtë gola dhe të asistonte në gjashtë të tjerë në 32 ndeshje në kampionat.
Megjithatë pas përfundimit të sezonit, Celina është rikthyer te Dijon ku ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2024.
Por e ardhmja e prizrenasit duket larg klubit francez, pasi ai pritet të rikthehet sërish në Ishull.
Sipas mediave angleze janë shumë skuadra që kanë shprehur interesim dhe e pëlqejnë reprezentuesin kosovar.
Por dy ekipet që janë duke i prirë listës për transferimin e Celinës janë Preston (Championship) dhe Ipswich Town (League One).
Dijon nga ana tjetër nuk do ta lejoj një tjetër huazim të kosovarit, pasi synon ta shes dhe të fitojë rreth tre milionë euro nga largimi i 25-vjeçarit. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...