Kosova është mposhtur në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Çekisë.
“Dardanët” pësuan disfatë me përmbysje 2 me 1 në ndeshjen si mysafirë në Plzen të zhvilluar në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Atdhe Nuhiu dërgoi në avantazh skuadrën tonë me një gol spektakolar me kokë në minutën e 50, por festa e skuadrës sonë nuk zgjati gjatë.

Nikoqirët arritën të barazojnë gjithçka në minutën e 79′ me anë të një goditje të fuqishme nga Alex Kral.
Mesfushori Kral arriti të realizojë edhe golin e përmbysjes në minutën e 79′ duke shënuar me kokë pas një tollovi në zonë.
Me këtë fitore çekët kanë siguruar kualifikimin në fazën Kampionatin Evropian 2020.
Me 15 pikë në Grupin A, Çekia ka të garantuar kualifikim në fazën tjetër, ndërsa kombëtarja jonë tani ka shpresat në ndeshjen e play-off’it pasi përfundoi si lider në grup në Ligën e Kombeve.
Kosova luan ndeshjen tjetër kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./arbresh.info/
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...