Kosova ka arritur me sukses të përballet me presionin e jashtëzakonshëm nga Republika e Çekisë.
Pjesa e parë e ndeshjes vendimtare për fatin e “Dardanëve” në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen të Çekisë ka përfunduar pa gola 0 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët krijuan një presion gjatë tërë 45 minutave të parë të kësaj ndeshje në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Vlen të përmendet performanca e shkëlqyer e portierit Aro Muric, i cili bëri disa pritje mjaftë të bukura duke treguar cilësitë e tij.

Skuadra e Bernard Challandes rrezikoi portën e çekëve gjatë këtij fraksioni me anë të vetëm një gjuajtje të lirë.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...